Një dhelpër e uritur kishte dalë të kërkonte ushqim. Ec e ec… Dhelpra u gjend para një pjergulle. Rrushi ishte pjekur e kishte marrë një ngjyrë blu të thellë. Mjaltë ishte bërë.  Por pjergulla ishte e lartë. Dhelpra besonte shumë te vetja. Kërceu me sa fuqi kishte, por nuk arriti asnjë nga vilet e rrushit. U hodh e u hodh dhelpra, por vilet e rrushit nuk i arrinte dot. U hodh edhe një herë dhe mblodhi buzët me përçmim. 

-Është rrush i papjekur, -tha dhelpra pa e kthyer më kokën tek pjergulla.

Morali: Nuk vlejnë më fjalët kur nuk e arrin atë që synon…