borebardha-dhe-7-xhuxhat.jpg

BOREBARDHA

Na ishte një herë një mbret dhe një mbretëreshë, ata e donin shume njëri tjetrin. Por ishin të zemëruar sepse nuk kishin fëmijë.
Një ditë të bukur dimri mbretëresha ishte ulur pran dritares së hapur dhe qepte, kur papritur qe therur në gjilpëre dhe tri pika gjaku ranë në dëborë. Mbretëresha ofshau:
- O sikur të lindja një vashë të bardhë si dëborë, me buzë të kuqe sikur gjaku e flokë të zeza sikur korbi.
Disa muaj më vonë ajo lindi një vajzë. Vasha ishte e bardhë sikur dëborë, buzët i kishte kuq si gjaku dhe flokët e zeza si korbi. Mbretëresha u gëzua shume për lindjen e vajzës dhe e bardhë si ajo ishte e quajtën Borbardha. Mirëpo pas pak kohe mbretëresha u sëmur dhe vdiq. Borbardha kishte nevojë për një nënë kështu që mbreti u martua. Mirëpo mbretëresha e re kishte vetëm një gjë për vete: Të jetë më e bukura në botë.
Ajo kishte një pasqyre magjike, të cilën ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyre në mure që je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
- Ti mbretëreshë, ti je më e bukura mbi këtë dhe! Iu përgjigjej pasqyra magjike.
Kështu pasqyra u përgjigjet mbretëreshës sa herë që ajo bënte pyetje.
Mirëpo një ditë plotësisht pasqyra u përgjigj:
- Ti mbretëreshë je më e bukura mirëpo Borbardha është njëmijë herë më e bukur!
Kur dëgjoi këtë mbretëresha u hidhërua shume dhe urdhëroi një gjuetarë që të merë Borbardhën në pyll që ta mbytë dhe i tha ketë:
- Dua të më biesh zemrën e saj, të më vërtetosh se ke zbatua urdhrin.
Gjuetari e mori Borbardhën në pyll dhe kur dashi ta mbysë ajo iu lut që tija fali jetën. Gjuetarit iu dhimbs Borbardha kështu që ai e lëshoi atë dhe në vende të saj vrau një dren dhe mori zemrën e tijë që të i tregojë mbretëreshës.
Borbardha mori rrugën thelle në pyll, pasi i premtoi gjuetarit që mos të kthehet kur më në kështjellën mbretërore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa një kasolle të vogël, brenda të gjitha gjërat ishin shume të vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numëroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga një kafshate ushqim nga ç'do pjatë dhe një gërgamë lëngu nga ç'do gotë dhe pastaj ra në shtratin më të madh nga shtata shtretër që ishin aty.
Pronarë të kasolles ishin shtat shkurtabiqë. Ata u kthyen në shtëpi pasi kishin përfunduar punën, mirëpo kur hyrën në shtëpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenë aty.
I pari tha:
- Kërriga ime nuk qëndron ashtu sikur se unë e kam lenë.
I dyti :
- Dikush paska ngrënë nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirë nga gota ime.
Duke folur mes veti, panë Borbardhën të shtrire në shtrat. Ajo ishte shume e bukur, menduan ata dhe nuk donin të ia prishin gjumin por vetëm qëndruan aty dhe shikonin Borbardhën e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqëve se për çfarë arsye ajo kishte ardhur aty.
Shkurtabiqët i than Borbardhës se ajo mund të rijë me ta por kur shkurtabiqët nuk jan në shtëpi Që mos të e lëshojë askënd brenda në kasolle.
Në kështjellë mbretëresha zemër keqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në mur që je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjigj:
-Mbretëreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollen e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!Në kështjellë mbretëresha zemër keqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyre në mur që je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu për-gjegjë:
-Mbretëreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollen e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!
Kur dëgjoi këtë, mbretëresha veshi disa rrobe të vjetra e u bë të dukej sikur një plakë e keqe dhe u nis për në rrugë të gjejë Borbardhën.
Pas pak ajo gjeti kasollen e shtat shkurtabiqëve. E veshur sikur plakë ajo trokiti në e dritare, kur Borbardha u paraqit në dritare, plaka nxori mollën më të bukur nga shporta dhe i shtriu Borbardhës. Molla ishte aq tërheqëse sa që Borbardha nuk mundi të refuzoj e mos të e merr. Ajo kafshoi mollën mirëpo molla kishte qenë e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur në tokë.
Kur shkurtabiqët erdhën në kasolle,gjetën Borbardhën të shtrirë në tokë. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan të e zgjonin mirëpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumë e bukur sa që iu dhimbsej shkurtabiqëve të varrosin, por në vend ndërtuan një senduk nga qelqi dhe e vendosën atë në pyll që të mundë të vinë e të e vizitonin për ç'do ditë.
Shkuan shume ditë, javë e muaj. Borbardha dhe më tutje ishte shume e bukur.
Një ditë kaloi një princ aty pranë dhe pa Borbardhën. Ai qe habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkurtabiqët që te lejojnë atë të e merë Borbardhën me veti në kështjellën e tije. Shkurtabiqët pranuan dhe lejuan princin të mer Borbardhën me vete.
Shërbëtorët e princit morën sandekun mbi shpinë dhe u nisën në drejtim të kështjellës së princit. Mirëpo rrugës njeri nga shërbëtorët mori thua në një rrënjë të drurit dhe u rrëzua së bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhës i ra kafshata e mollës nga fyti dhe ajo hapi sytë. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gëzua shumë dhe e mori ate me veti në kështjellë ku së shpejti ata u martuan me një dasmë madhështore.
Mbretëresha zemër keqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallë u zemërua aq shumë sa që vdiq.
E Borbardha qe dhe mbeti më e bukura mbi dhe.