Aventurat e lepurushit

• Miri një lepurush i vetmuar

Miri ishte një lepurush shume i vetmuar. Atij i pëlqente të vraponte fushave, kodrave apo luginave, por mami dhe babi e porosisnin njëmijë herë të mos largohej nga shtëpia. Ata kishin pak kohë që kishin ardhur në shtëpinë e re dhe nuk i njihnin komshijtë e afërt apo kafshët e tjera të pyllit.Miri e bënte shtëpinë rrëmujë, megjithatë mami vetëm vrejtej kur kthehej e lodhur nga rrugët e gjata dhe nuk këmbente fjalë. Vetmia e të birit e shqetësonte. Pasi shlodhej pak mamaja i niste edhe një herë punët nga e para dhe ndonëse kjo gjë e lëndonte Mirin për një farë kohe, të nesërmen harronte dhe e bënte shtëpinë rrëmujë akoma më shumë.Ndonjëherë Miri dilte për pak çaste në oborr por shpejt futej brënda sepse kishte dëgjuar mamin dhe babin që përsërisnin shpesh me njëri tjetrin se kishin ardhur kohë të vështira për lepujt e lepurushët. Nga që nuk kishte se çfarë të bënte, Miri hapte thesin e lodrave dhe i zbrazte të gjithë në dysheme. Ai kishte shumë lodra por mbi të gjitha i pëlqente të luante me vagonat dhe lokomotivën që i vendoste njërin pas tjetrit dhe ata ngjanin sikur të ishin një tren i vërtetë. Në njërin nga vagonat, zakonisht, zakonisht në atë të fundit, Miri vendoste një arush lodër dhe e akuzonte gjithmonë për dembelinë e tij. Kështu shkuan shumë ditë gjersa më në fund Miri vendosi të dilte nga shtëpia e të njihte komshijtë e tij.

• Lepurushi Miri takon derrkucin mburravec

Ditën e nesërme prindërit e lepurushit Miri dolën shumë shpejt nga shtëpia. Kur hapat e prindërve nuk u dëgjuan më, ai u ngrit nga shtrati dhe shkoi tek dritarja. Jashtë kishte zbardhur dhe një lepurush po bënte gjimnastikën e mëngjesit. Derrkuci ishte kaq i shëndoshë sa që Mirit i dukej sikur pantallonat e lidhura me rripa e që i vareshin poshtë barkut të madh do ti griseshin e do ti zbulonin tulet e dhjamosura.Derrkuci filloi t`i jepte rëndësi vetes sikur të ishte nga ata sportistë që merren me sportin sumo e që mund të nxirrte jashtë tapetit edhe Jokozumën e famshëm. Lepurushi megjithse nuk donte ta lëshonte veten para tjetrit u ndje keq dhe për të patur mundësi të largohej nga ndonjë e papritur që mund të ndodhte me derrkucin mburavec, {sepse nuk ishte e vështirë të kuptohej se ai ishte një derrkuc mburravec}, qëndroi para një guri të madh.Derrkuci mburavec, mbaroi gjimnastikën, u ul tek guri ku qëndronte lepurushi e zuri të mburrej sikur të ishte më trimi i të gjithë kafshëve të pyllit.Lepurushit Miri nuk foli sepse derrkuci po e trajtonte vërtet si një frikacak që nuk ka kurrfarë vlere, por me vete po përpiqej të thurrte ndonjë kurth për ta vënë në provë trimërinë e derrkucit mburrac.

• Lepurushi e bën derrkucin mburravec të laget në pantollona

Edhe ditët e tjera derrkuci mburrave nuk pushonte së llomotituri. Miri e kishte kuptuar se derrkuci ishte i trashë jo vetëm nga trupi por edhe nga mendja. Një ditë kërkoi në thesin e lodrave dhe gjeti një fishekzjarr nga ato që i kishin blerë prindërit për vitin e ri. Derrkuci mburravec në atë çast kishte hipur mbi parmakët e oborrit sikur të ishte ndonjë garip përpara të cilit përkulen të gjitha kafshët e pyllit. Lepurushi u afrua me hapa të ngadalta prapa shpinës së derrkucit mburravec dhe ndezi fishekzjarrin. Sa u trmb derrkuci mburravec. U rrëzua nga gardhi dhe i dukej sikur po shikonte një anije kozmike që po lëshonte pas flakën e madhe. Më von ai do të betohej se anija kishte kaluar aq pranë tij sa që e verboi dhe më pas u ngrit drej qiejve. Lepurushi nuk mbante dot gazin që e kishte pushtuar. Edhe pse po kalonte një kohë e gjatë nga ndezja e fishekzjarrit lodër, derrkuci mburravec nuk po ngrihej më në këmbë. Lepurushi i zgjati dorrën për ta ndihmuar. Verëm atëhere e kuptoi pse nuk po lëviste nga vendi derrkuci mburravec. Në pantallonat e tij kishte një njollë të madhe. Pik pik pikonin pantallonat e tij. U ngrit i turpëruar dhe pa e kthyer kokën as andej dhe as këtej vrapoi drejt shtëpisë së tij. Ndërsa ai largohej, prapa tij mbetej një rrëkezë që i ngjante firmës së derrkucit mburravec.

• Gomari Murro vjen të takojë lepurushin Miri

Ngjarja që kishte ndodhur mes lepurushit Miri dhe derrkucit mburravec kishte bërë përshtypje të madhe në të gjithë komunitetin e kafshëve të pyllit. Deri atëhere, çuditërisht të gjithë kishin heshtur përpara derrkucit mburravec edhe pse nuk besonin në rrëfimet e tij mburracake. Lepurushi Miri nuk ndihej më aq i vetmuar sepse komshijtë e kishin mësuar zgjuarsinë e komshiut të vogël që ia kishte punuar derrkucit mburravec dhe vinin ta takonin e të luanin së bashku. Derrkuci mburravec ishte zhdukur dhe nuk dukej gjëkundi sikur ta kishte përpirë dheu. Një ditë Mirin erdhi ta takonte një vizitor shumë i çuditshëm. Ky ishte gomari Murro. Murroja ishte tepër plak dhe zotërit e tij të dikurshëm e kishin braktisur. Ai endej sa andej këtej, nëpër pyje apo rrugë të tjera duke u përpjekur të kalonte ditët e fundit të pleqërisë së tij, por ja që derrkuci mburravec i dilte përpara gomarrit Murro dhe herë i hipte mbi kurriz e herë të tjera e godiste ose e përqeshte. Gomari kishte ardhur ta falënderonte lepurushin dhe ky për ta gostisur i afroi një karrotë dhe dëshirën e tij për miqësi. Që nga ajo ditë gomari plakqëndronte gjatë në sheshin e lodrave duke parë vogëlushët sesi luanin me njëri tjetrin. Natyrisht më shumë nga të gjithë ai kënaqej me lepurushin Miri që ishte aq i shkathët saqë një gomar nuk do ta kishte çuar kurrë ndër mend jo vetëm në pleqërinë e vonë por as atëhere kur ishte i ri apo kërriç i vogël.

• Arushi Ben i shfaq miqësinë e tij lepurushit Miri

Edhe Benit, arushit të njohur të pyllit i kishte bërë shumë përshtypje historia e lepurushit me derrkucin mburravec prandaj erdhi një ditë ta takonte. Arushi kishte marrë me vete edhe biikletëndhe bashkë me lepurushin dolën në pyll për të bërë xhiro me biikleta. Pas tyre nxitonte edhe një biçikletë e vogël me tre rrota që e ngiste miushi i pyllit. Miushi kishte qënë dëshmitar kur derrkuci mburravec kishte lagur pantallonat. Ndërsa nxitonte pas tyre me biçikletën me tre rrota Miushi i pyllit përpiqej të tregonte me zë të lartë të gjitha detajet e asaj dite kur derkuci kishte humbur krenarinë e tij, që ngq qëndrimi mbi gardh e gjer tek pantallonat që pikonin pik,pik.Ata të tre shëtitën gjatë nëpër pyll. Ndonjëherë miushi mbetej prapa por arushi dhe lepurushi zbrisnin nga biçikletat e tyre dhe e prisnin. Sapo i arrinte miushi, vazhdonte rrëfimin e hollësishëm të asaj ngjarjeje që nuk i shkulej nga mendja. Ai po e mburte aq shumë lepurushin për zgjuarsinë e tij, sa që ky i fundit po e ndjente veten keq, dhe iu lut të mos e mburte më se ndoshta kështu do të shëndrohej edhe ai në një mburracak si derrkuci Buçko.Ata u ndanë nga njëri tjetri në mbrëmje dhe lepurushi Miri nuk e ndjeu më veten aq të vetmuar.

• Lepurushi Miri pret lepurushen Mira

Një ditë mami u kthye si zakonisht në shtëpi dhe i solli Mirit një lajm të gëzueshëm. Pranë tyre do të vinin komshinjtë e vjetër të qytetit të lepurushëve. Miri tani do të kishte një mikeshë të vogël. Kjo ishte lepurushja Mira. Dikur në qytetin e lepurushëve ata qëndronin shumë gjatë me njëri tjetrin. Aq gjatë dhe aq shumë luanin me njëri-tjetrin, saqë ata që nuk i njihnin mendonin ndonjëherë se ishin binjakë. Edhe pse kishte filluar të miqësohej dhe të luante me vogëlushët e tjerë të pyllit si arushin, ketrushin, etj etj, Miri mendonte se askush nuk mund ta kuptonte më mirë se lepurushja Mira. Miri e dinte se Mira ishte një çamarroke që nuk e kishte shoqen dhe shquhej për shkathtësinë e veçantë mes gjithë lepurushëve. Ndonjëherë ajo e kishte ngacmuar edhe Mirin, por ai nuk ishte zemëruar kurrë nga çapkënllëqet e saj. Atë natë pothuajse nuk e zuri gjumi. Të nesërmen në mëngjes nuk shkoi si zakonisht në sheshin e lojrave ku e prisnin moshatarët e tjerë të pyllit, por doli në bregun për të soditur ardhjen e mikeshës së saj të hershme, lepurushes Mira.Miri nuk e njohu për një çast lepurushen Mira. Ajo ju duk si princeshat e përrallave me të bukurat e dheut. Nga larg ajo kishte ngritur dorën dhe po e përshëndeste. Mirit ju duk sikur ajo ishte rritur papritur. Ishte shume e gëzuar që në bregun e lumit po e priste miku i saj më i mirë, lepurushi Miri. Dhe Miri natyrisht nuk e fshihte dot gëzimin e ardhjes së një mikeshe kaq të bukur.-Sa më kishte marrë malli,- i tha Mira dhe ju hodh në qafë për ta përqafuar.-Edhe mua,- tha Miri dhe e përqafoi me shumë dashuri.

• Lepurushi Miri ndihmon lepurushen Mira

Të dy lepurushët nxituan në shtëpinë e re të Mirës. Mira dëshironte që prindërit e saj ta gjenin të rregulluar shtëpinë kur të vinin. Lepurushi Miri i dha fjalën se do ta rregullonin së bashku se dhe ai kishte mësuar të bënte punë në shtëpi.Shtëpia e lepurushes Mira ishte në brendësinë e trungut të një druri të madh dhe ngaqë në të prej kohësh nuk kishte banuar kush ishte e mbuluar nga pluhuri dhe mbeturinat. Të dy lepurushët iu vunë punës dhe shpejt shtëpia ndëroi fytyrë. Dyshemeja e saj e nxirë gjer pak më parë tani xixëllonte nga pastërtia.një çast Miri i la punët dhe doli nga shtëpia e lepurushes. Ai u kthye pas pak me nje vazo të madhe ku kishte një lule shumë të bukur. Lepurushja Mira u habit.-Po këtë çfarë e ke- e pyeti lepurushin.-Dhuratë për shtëpinë e re,- tha Miri.Mira u kënaq së tepërmi nga dhurata e bukur dhe e vendosi vazon e madhe pranë dritares. Më pas u ulën të dy pranë njëri tjetrit dhe po vështronin nga dritarja. Prisnin të shfaqej trapi lundrues që do të sillte prindërit e lepurushes. Duke pritur Miri I rrëfente për qytezen e kafshëve të pyllit.

• Lepurushi Miri krijon një kolovajzë për lepurushen Mira

Lepurushi Miri dëshironte ta argëtonte sa më shumë lepurushen Mira, prandaj po vriste mëndjen se çfarë mund të bënte për të. Befas u kujtua se kishte lexuar në një libër se vajzat e bukura, pra lepurushet e bukura përktheu Miri, mrekulloheshin kur koloviteshin me lisarëse.Në sheshin e lojrave kishte një pemë me krahë të mëdhenj dhe Miri lidhi në të dy litarë të vegjël që mbqnin një ndenjëse në mes. Lepurushja u gëzua kur e pa kolovajsen dhe përnjëherësh i kërkoi Mirit ta koloviste. Miri e shtynte lisharsen me sa fuqi që kishte dhe lepurushes i dukej sikur kishte krahë e po ngjitej në qiej. Ndërsa lisharsja kolovitej nga njëra anë në tjetrën e hoqëruar nga britmat e gëzueshme të lepurushes, lepurushi Miri mendonte se lepurushet e bukura ishin njëlloj si vajzat e bukura që u pëlqente të mrekulloheshin kur koloviteshin në kolovajza.

• Arushi Ben vjen me aeroplan për të përshëndetur lepurushen Mira

Në të gjithë qytezën e kafshëve të pyllit kishte kaluar gojë më gojë lajmi i ardhjes së një lepurusheje shumë të bukur, më e bukura e të gjitha lepurusheve që ekzistonin apo kishin ekzistuar ndonjëherë në pyje. Ky lajm kishte arritur gjer në qiej ku arushi Ben fluturonte me aeroplanin e tij me dy krahë të mëdhenj. Ai kishte dëgjuar se të gjithë kafshët e pyllit ishin mahnitur nga bukuria e lepurushes Mira dhe përpiqeshin të dukeshin sa më interesantë përpara saj. Edhe arushi Ben mendoi të dukej i tillë prandaj, ai do të zbriste me aeroplan për t`i uruar mirëseardhjen.Lepurushët sapo e ndjenë zhurmën e aeroplanit dolën të gëzuar në sheshin e lojrave. Bashkë me ta në shesh u grumbulluan edhe kafshë të tjera që arushi Ben i çudiste gjithnjë me të papriturat e tij.Të gjithë u befasuan nga kjo ardhje me aeroplan e arushit Ben dhe e pranuan se ai ishte vërtet një arush i veçantë. Edhe lepurushja Mira u habit me këtë visitor të çuditshëm dhe sidomos me aeroplanin e tij. Ajo, megjithse ishte lepurushe e bukur, aeroplanët i kishte parë gjithnjë nga larg, vetëm në qiell por kurrë kaq afër. Akoma më shumë ajo po çuditej nga fakti që një avion kishte zbritur nga qiejt posaçërisht për të. E vërteta është se më shumë se sa vetë arushi asaj i bëri përshtypje aeroplani dhe për të shuar kureshtjen u ngjit në kabinën e tij.

• Lepurushja Mira fluturon me aeroplanin e arushit Ben

Kur lepurushja Mira hipi në kabinën e aeroplanit, arushi Ben u përpoq t`i tregonte se si nisej një avion. Mira i ndiqte me shumë vëmëndje shpjegimet e arushit dhe kur Beni i frymëzuar mbaroi shpjegimet e tij, iu lut që ta lejonte ta ngiste ajo vetë aeroplanin. Arushi Ben hezitoi një çast, por pastaj tundi kokën në shenjë pohimi. Lepurushes Mira nga frika se mos ndoshta arushit i kthehej mendja, e nisi përnjëherësh aeroplanin, saqë të gjithë ata që ishin rreth e rrotull menduan se ai do të rrëzohej e do të mbetej nëpër pemë.Aeroplani u luhat një farë kohe, por nuk u rrëzua. Dalëngadalë Mira po e zotëronte drejtimin e tij. Frika dhe tronditja që e kishin pushtuar në çastin e ngritjes nga toka tani i ishte larguar dhe ajo po mahnitej me mrekullinë e qiellit dhe të tokës bashkë. Ishte vërtet një lepurushe me fat dhe me siguri lepurushja e parë që ngjitej në qiej dhe e vështronte gjithçka nga lart. Poshtë kabinës së avionit bota dhe qënjet e saj ishin zvogëluar papritmas dhe asaj papritur jeta kishte marrë një vlerë tjetër.

• Lepurushit Miri i vjedhin sinjalin

Lepurushi Miri kishte një sinjal kitare që e thërriste lepurushen Mira. Sapo e dëgjonte sinjalin e kitarës lepurushja shfaqej në dritare, dilte në oborr, apo kalonte portën për të takuar MIrin. Ajo doli në dritare por nuk e pa lepurushin Miri në vëndin ku ai qëndronte zakonisht me kitarën e tij. Nuk po e kuptonte se nga vinin këto sinjale që vetëm ajo dhe Miri i njihnin. Ajo nuk e çonte ndërmend se sinjali i tyre ishte bërë i njohur dhe të gjithë kafshët e pyllit e kishin mësuar përmëndësh. Një ditë sinjali u përsërit disa herë dhe lepurushja doli në dritare për të shikuar lepurushin Miri por ai nuk dukej atje ku rrinte vazhdimisht kur e thëriste me kitarë. Sinjali u dëgjua përsëri dhe poshtë dritares së saj lepurushja pa një maçok që po e thërriste me tingujt e njohur të sinjalit të tyre. Asaj i erdhi kaq inat me këtë maçok mistrec saqë i mbylli kanatat e dritares me forcë.Pak më vonë lepurushja e dëgjoi përsëri sinjalin por nuk e hapi dritaren si zakonisht.Pas disa kohësh ajo e dëgjoi përsëri sinjalin e tyre dhe përnjëherësh mori nga zjarri një tenxhere me ujë që vlonte dhe e hodhi nga dritarja. Poshtë dritares nuk ishte maçoku, por lepurushi Miri që kishte kohë që i binte kitarës. I shkreti lepurush si u bë, por dhe lepurushja nuk e deshi më veten.

• Lepurushja Mira i propozon Lepurushit Miri të shëtisin në pyllin e panjohur

Lepurushja Mira ishte tepër kurioze dhe kërkonte ta njihte sa më shpejt qytezën e re ku sapo kishin ardhur. Nga avioni i lepurushit Ben, qyteza e pyllit e kishte magjepsur. Një ditë ndërsa po mblidhnin bashkë me ketrushët fruta për ëmbëlsira, ajo i propozoi lepurushit Miri të bënin një shëtitje për të njohur pyllin dhe mjedisin rreth e qark qytezës së tyre. Lepurushit Miri natyrisht i pëlqente të bridhte me lepurushen e bukur Mira sepse e dinte se kushdo nga kafshët e tjera do ta shoqëronte me kënaqësi.Ndonjëherë Mirit i dukej se lepurushja Mira kishte çaste kur hutohej para kafshëve të tjera që përpiqeshin të dukeshin sa më interesantë përpara saj dhe pothuajse e harronte lepurushin Miri. Atë ditë kur kishte ardhur arushi Ben ta takonte dhe e kishte fluturuar në qiell, lepurushi Miri e kishte ndjerë veten keq dhe si të mënjanur por nuk ishte zemëruar. Nuk kishte dashur të prishte gëzimin e lepurushes Mira. Kur lepurushja Mira i propozoi të shëtisnin në pyll, sigurisht që e pranoi përnjëherësh ftesën për ta shoqëruar nëpër mjediset e panjohura. Në të vërtetë edhe vetë Miri kurrë nuk e kishte kaluar qytezën e pyllit. Shëtitja më e largët e tij kishte qënë deri në bregun e lumit atë ditë kur kishte pritur të vinte lepurushja Mira. Natyrisht që Miri nuk i tregoi Mirës se nuk i njihte udhët e pyllit se kishte frikë se mos ajo e trajtonte si ndonjë frikacak dhe nuk pranonte të shëtiste me të.

• Aventurat e lepurushit Miri dhe të lepurushes Mira në pyllin e panjohur

Lepurushët kishin shkuar nga njëra rrugë në tjetrën e kishin arritur atje ku pylli dendësohej dhe trungjet e drurëve ishin shumë të vjetër. Që të dy kishin veshur rrobat më të bukura, si për tu mburrur në heshtje para njëri tjetrit. Gjatë gjithë rrugës Miri i kishte treguar historinë e tij me derrkucin mburravec dhe kur kishte arritur tek pantallonat e lagura te derrkucit, lepurushja Mira ishte shkulur së qeshuri. Edhe Miri e kishte shoqëruar me të qeshura të mëdha. Befas, ndërsa ata ishin duke përjetuar historinë me derrkucin mburravec ishte dëgjuar një e qeshur tjetër shumë më e fuqishme dhe tepër e frikshme. Ata kishin shtangur. E qeshura vinte prapa trungut të madh dhe pas pak ata panë një figurë të tmerrshme përballë tyre. Padyshim ishte shtriga ose kuçedra e përrallave që donte ti kullufiste.-Ha,ha,ha,kush paska ardhur në mbretërinë time – tha ajo që dukej si shtriga. Të dy lepurushët ishin tmerruar dhe ishin bërë sa një grusht. Për një çast shtriga ktheu kokën prapa dhe të dy lepurushët ia dhanë vrapit. U dukej sikur në të gjithë drurët apo shkurret që kishin përpara do t`u shfaqej shtriga e tmerrshme. Kur e qeshura nuk u dëgjua më, kthyen kokën prapa. Nuk po i ndiqte kush. Vështruan njëri tjetrin dhe çuditërisht panë se nuk i kishin më rrobat e bukura. Ndërsa vraponin të tmerruar nga sytë këmbët rrobat u kishin mbetur nëpër shkurre. Kur u qetësuan lepurushi Miri nuk e vazhdoi rrëfimin e mbetur në mes për pantallonat e lagura të derrkucit mburravec.

• Dy lepurushët dhe dhelpra

Lepurushët nuk po e besonin atë që u kishte ndodhur. Ata e dinin se shtrigat dhe kuçedrat gjenden vetëm në perralla dhe jo në jetën e zakonshme të kafshëve të pyllit. Por, pikërisht atëhere kur ata kishin dalë nga pylli i vjetër me trungje të mëdhej dhe nuk kishin më në trup asnjë shenjë të rrobave të bukura, ajo e qeshura e tmerrshme u dëgjua përsëri. Ata nuk e kuptuan përnjëherësh nga vinte e qeshura. Përqark nuk dukej kush veç tyre. Ngritën kokën dhe lart në degët e një druri të lartë panë të shtrirë dhelprën që po qeshte me të madhe.-Ha,ha,ha, çfarë trimoshash,- thoshte dhelpra,- hë lepurushë kur do të shkelni përsëri në mbretërinë time_Të dy lepurushët nuk u përgjigjën por ja dhanë vrapit.-Ej, ej, keni harruar rrobat, -thoshte dhelpra duke qeshur, por ata nuk e kthenin kokën prapa.

• Lepurushi Miri shpëton lepurushen Mira

E qeshura e dhelprës nuk po u ndahej dy lepurushëve edhe pse kishin një kohë të gjatë që po vraponin. Ata kthyen kokën dhe panë atje tej dhelprën që po i ndiqte. Dhelpra po i afrohej gjithnjë edhe më afër. Lepurushja Mira nuk vraponte dot me të njëjtin ritëm me lepurushin Miri dhe po mbetej prapa. Lepurushi Miri nuk dinte si të bënte. Në krahë apo në supe nuk e merrte dot lepurushen Mira se atëherë dhelpra do ti arrinte patjetër, por dhe lepurushen Mira nuk mund ta braktiste. Fatmirësisht aty diku pa një karrocë dore dhe e hipi Mirën në të. Rruga ishte e tatëpjetë dhe Miri e tërhiqte karrocën me një shpejtësi marramendëse. Dhelpra nuk mund ti arrinte më dhe lepurushja Mira mendoi se vërtet lepurushi Miri ishte i zoti dhe po të mos ishte ai, dhelpra do ti kishte marrë jetën.Edhe pse dhelpra nuk dukej më lepurushi Miri nuk ndalonte. Natyrisht edhe ai, dhe lepurushja Mira nuk mund ta fshinin dot se ishin tmerruar nga dhelpra.

• Lepurushët kërkojnë të largohen nga qyteza e kafshëve të pyllit

Kur u kthyen në qytezën e kafshëve të pyllit, të dy lepurushët ishin akoma të tmeruar. Asnjëri nga ata nuk i kishte prindërit në shtëpi. Ashtu siç ishin të tmerruar rrëmbyen nga një karrocë dore me disa plaçka që ata i quajtën si më të domosdoshmet dhe dolën nga shtëpia për të kërkuar prindërit e tyre e për t`u larguar përgjithnjë nga qyteza e pyllit.Lajmi se lepurushët kishin vendosur të largoheshin u përhap përnjëhersh dhe që të gjithë kafshët e tjera ndjenin keqardhje. Të gjithë i donin lepurushët e nuk mund të pajtoheshin me largimin e tyre. Qytezëz së pyllit i kishte rënë një hije e zezë.

• Derrkuci kërkon dhelprën

Ngjarja e dhelprës me lepurushët u përhap me shpejtësi në qytezën e kafshëve. Atë e kishte mësuar edhe derrkuci mburravec. Në të vërtetë që nga koha kur kishte lagur pantallonat nuk mund të thuash se ai vazhdonte të ishte një mburravec.Lepurushët prisnin që derrkuci të gëzohej nga ngjarja e frikshme që u kishte ndodhur atyre, por çuditërisht ai e kishte dëgjuar ngjarjen me shumë vëmëndje dhe ishte vrenjtur. Derrkuci ishte menduar gjatë dhe pastaj ishte larguar nga sheshi i lojrave pa thënë se ku do të shkonte. Kishte vendosur të kërkonte dhelprën dhe të hakmerrej për lepurushët. E kishte vendosur ta kapte dhelprën prej veshësh dhe t`i bënte gjyqin tek sheshi i lojrave përpara gjithë kafshëve të pyllit.Dhelpra me ta mësuar se lepurushi po e kërkonte, ishte fshehur pa lënë gjurmë. Derrkuci kishte kërkuar deri natën vonë por më kot se dhelprën nuk e kishte ndeshur gjëkundi. Ai ishte kthyer në shtëpi kur kishte kaluar mesnata i trishtuar që nuk kishte mundur të ndihmonte lepurushët e tmerruar nga dhelpra. Gjithsesi ai shpresonte se një ditë do ta takonte dhelprën patjetër. Atë natë ai kishte parë shumë ëndrra me dhelprën dhe lepurushët.

• Shqetësimi i babait të lepurushit Miri

Babai i lepurushit Miri u kthye nga puna dhe u befasua kur nuk e gjeti lepurushin në shtëpi. Ai punonte në një bibliotekë të madhe dhe thuhej se po shkruante historinë e lepurushëve që nga antikiteti e gjer në kohërat moderne, pra në ditët e sotme. Ai ishte në gjëndje të tregonte të gjitha historitë e emigrimeve të lepurushëve nga koha në kohë dhe ishte krenar për mbijetesën e tyre të lavdishme. Në se do të bisedoje me të do të mbeteshe i mahnitur nga kultura e gjerë që zotëronte. Sapo mësoi se lepurushët ishin larguar, ai u alarmua dhe menjëherë u interesua të dinte drejtimin që ata kishin marrë. Pas e ndoqën edhe kafshët e tjera të pyllit. Ishin shumë të shqetësuar për fatin e dy lepurushëve. Nuk e dinin nëse do ti gjenin dot, më parë se shtriga, dhelpra apo egërsira të tjera ti rrëmbenin.

• Baba historiani është i pakënaqur me lepurushët

Baba historiani më në fund u takua me vogëlushët dhe dukej shumë i zemruar me aventurën e tyre të marrë. Lepurushi Miri që e dinte se babai do të fillonte të tregonte për bëmat e lepurushëve gjatë shekujve u dorëzua përnjëherësh dhe pranoi të ktheheshin në qytezën e pyllit, por babai duhej ta kuptonte se sa shumë ishin tmerruar të dy lepurushët nga dhelpra e keqe. Baba historiani vetëm tundëte kokën i menduar. Natyrisht ai e kuptonte se lepurushi kishte të drejtë. Ndërsa ata të dy bisedonin, lepurushja Mira ishte përulur në një pellg të vogël të krijuar në trungun e një druri të prerë kohë më parë dhe po shikonte veten si në pasqyrë.-Pashë veten në pasqyrë, – I tha ajo Mirit kur po ktheheshin në qytezë.-Miri po e dëgjonte me vëmëndje.-Unë jam lepurushja më e bukur në botë, – tha MiraMiri nuk u përgjigj përsëri sepse kjo lepurushja sikur u tregua pak si budallaçkë.

• Si i pritën lepurushët moshatarët e qytezës së pyllit

Baba historiani dhe dy lepurushët u kthyen vonë në shtëpinë e tyre. Gjatë të gjithë natës nuk i kishte zënë gjumi. Ishin të shqetësuar se si do ta përflisnin kafshët e pyllit aventurën e tyre. Në mëngjes në sheshin e madh u dëgjua një daulle. Daullja binte papushim. Pastaj u dëgjuan dhe vegla të tjera muzikore. Dalngadalë po krijohej një bandë muzikore që kalonte nga shtëpia e lepurushit Miri në atë të lepurushes Mira. Si lepurushi Miri dhe lepurushja Mira e kuptuan se po i thërrisnin. Rrëmbyen edhe ata veglat muzikore dhe rendën drejt shokëve që po i prisnin. Kur ata arritën në shesh nga të katër anët gjëmonte muzika e gëzuar.