1-Deveja-dhe-pleshti.jpg

Pleshti dhe Deveja

Një plesht kishte qëndruar mbi kurrizin e një deveje dhe shijonte shkretëtirat e pafundme. Deveja hidhte ngadalë çapet në rërën e madhe të shkretëtirës dhe qëndroi të çlodhej pranë ca palmave për t’u çlodhur. Pleshti kërceu në rërë.

-Nuk po të lodh më shumë, -tha pleshti me një ton keqardhjeje për deve.

-O plesht, -i tha deveja, -mos u krekos  më kot. Ti je kaq i vogël e kaq pa peshë, sa unë as të kam ndjerë se ke udhëtuar me mua.