The-Two-Goats.jpg

Dy dhitë kryeneçe
Dy dhi, njëra e bardhë dhe tjetra e zezë, u gjendën përballë njëra-tjetrës, në një kalesë që bashkonte dy anët e një lumi.
-Largohu të kaloj unë! – tha dhia e zezë.
-Kthehu ti! – tha dhia e bardhë. – Mua më takon të kaloj më parë.
-Kthehu ti, – thoshte njëra e nuk e hapte udhën.
-Kthehu ti, – thoshte tjetra e nuk e hapte udhën. 
U zemëruan aq shumë me njëra-tjetrën, saqë u ngritën të dyja me këmbët e pasme dhe zunë ta qëllojnë njëra-tjetrën me brirë. Qëllonin me sa forcë që kishin, por harruan se ku gjendeshin dhe u rrëzuan në greminën e thellë për të mos u ngritur kurrë më. 
Morali: Kryeneçësia e ka fundi të hidhur.