7kecat
Na ishte një here Mama dhia me shtate kecat. Ata jetonin ne një shtëpi te bukur me një oxhak te madh. Shpesh Mama dhia shkonte ne treg per tu blere kecave ushqim. Gjithmonë para se te dilte nga shtëpia i porosiste kecat te mos ia hapin deren askujt, pasi ujku mund ti mashtronte ato.
Një dite prej ditësh ujku i uritur fshihet pas pemëve dhe pret aty derisa Mama dhia te niset per ne treg. Kur shikon qe kecat janë në shtëpi vetëm afrohet tek dera dhe troket. Kecat nga ana tjetër e derës pyesin:
- Kush është?
- Jam unë Mama dhia, hapeni deren vogëlushet e mi, - i thotë ujku me zërin e tij te trashe.
- Nxirre këmben poshtë derës, - i thonë kecat pasi e kuptojnë se ai nuk është zëri i nenës se tyre.
Ujku bën sic i thonë kecat, dhe fut poshtë derës këmben and tij te madhe and te zeze.
Kecat i thonë menjë here:
- Largohu, ti nuk je Mama dhia, ajo e ka zërin e holle dhe te ëmbël, ndërsa ti e ke te trashe, ajo e ka këmben e bardhe si bora, and jotja është e zeze dhe ne e dime qe je ujku prandaj nuk te duam. Ujku i zhgënjyer nga dështimi i tij largohet, por nuk dorëzohet. Merr një thes me miell dhe fut këmben brenda derisa ajo behet e bardhe, pastaj merr mjaltin dhe fillon te haje derisa zëri i tij behet i holle si ai i Mama dhisë. Ndërkohe kecat e zgjuar, duke e ditur qe ujku do te rikthehej, vendosin ti ngrëne një kurth. Vendosin mbi zjarrin and oxhakut një kazan plot me ujë. Ujku rikthehet tek shtëpia e kecave. Troket ne dere:
- Jam Mama dhia bijtë e mi, hapeni deren, - thotë ujku me zërin e holle.
- Na e trego këmben, - i thonë kecat.
Ujku i tregon këmben poshtë derës, por gjate rrugës mielli kishte rene prandaj këmba e tij ishte serish e zeze. Kecat e kuptojnë qe është ujku por vendosin ta hedhin në kurth.
- Mama dhi, kemi humbur çelesin, por ti mund te hysh nga oxhaku, po te presim, na ka marr shume malli për ty.
Ujku mendjelehte, i gjithë shend e verë ngjitet ne oxhak pa menduar se aty poshtë mund te ketë një zjarr qe digjet. Hidhet poshtë nga oxhaku dhe përfundon ne kazanin me ujë te nxehte qe kecat kishin përgatitur.
Kecat e lumtur qe i kishin dhëne një mësim te mire ujkut, kërcenin nëpër shtëpi, ndërkohe qe ujku ulërinte ne zjarr. Kur Mama dhia kthehet ne shtëpi, kecat i tregojnë se çfarë kishte ndodhur, dhe ajo i përgëzon te vegjlit and saj qe ia kishin dëgjuar fjalën. Qe nga ajo dite ujku nuk guxoi më të kthehej tek shtëpia e kecave.