ebukuraedheut
Princi dhe e Bukura e Dheut

Një  dite prej ditësh, Princi, djali i mbretit do martohej…mirëpo pak dite para se te martohej ai i thotë te atit se do dali për gjah…
Ndërsa i ati i thotë, -Tani është dasma nuk mund te ikësh…
Princi i thotë, – Do vete e do kthehem ne kohe… dhe niset për gjah Princi…
Kur duke ecur sheh një shege ku njëra nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkëlqente shume... ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata.
Si është e mundur qe shkëlqen me shume nga e tjerat kjo shegë  ?
Mos e këput!… i thonë fshataret se aty ndodhet e Bukura e Dheut.
Princi i pyet ata se a e kishin pare ndonjë here te Bukuren e Dheut… fshataret i thonë Princit…
-Po e kemi pare... del ndonjëherë natën dhe futet prape brenda!
Dhe Princi vendosi te qëndroj aty atë nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte…
Fshataret i japin një krevat për t’u shtrire dhe e rrethojnë Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek këmbët…
Me pas ai u shtri dhe bën sikur fle.
Natën vone e Bukura e dheut i thotë te ëmes…
-Nëno do dal pak shëtitje!…
Ndërsa e ëma e kundërshton!. – Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne shegë
E bukura nuk e dëgjoj te ëmën dhe doli përjashta…,
Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty pranë shikon Princin qe e kishte zëne gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prape.
Te nesërmen ne mëngjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fshataret…
-A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zëne gjumi dhe vendosi te qëndronte prape qe ta shikonte natën e dyte,,, por prape na ndodhi e njëjta gjë si me natën e pare.
Natën e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prape, Princi e kapi.. me një here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda.
Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thotë asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbretëror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut.
Dhe ikën Princi për ne pallat… aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerëz se kishte ardhur dita e dasmës…
Kënga kishte nisur dhe daullet binin.
E bukura e dheut qe kishte ngelur vetëm, po priste e po priste, mirëpo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbretëror…
Vishet si dervish dhe kapuçin e ul deri tek sytë qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojnë ushtaret… Ajo u thotë atyre se e kishte ftuar Princi për dasmën e tij, dhe ushtaret e len…
Hyn ne pallat dhe ca ushtar e çuan ne një dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vërtet apo gënjeu…
Ndërkohe vjen Princi dhe me një here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thotë:
Nga po na vjen o Baba Dervish?
E Bukura e Dheut i thotë…
-Rrugës tende imzot!
Princi: -Po çfarë pe andej Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: -Një te bukur Sulltan!
Princi: -Po çfarë thoshte Baba Dervish?
E Bukura e Dheut: – Trëndafila manushaqe ne dyshek te zotërise tate, me dhe besën e me le dhe shega me s’më nxë.
Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe një here te lutem!…
Pastaj Princi i tha orkestrës te pushonte dhe e mori ne dhomën e tij te Bukuren e Dheut.
Kur erdhi nusja qe ishte shume e shëmtuar, i dhanë asaj shume ar e pasuri dhe nxorën me rrobat e Dervishit qe te ikte…
Ndërsa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin.
Te gjithë u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe përzunë ishte e shëmtuar, ndërsa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur…
Dhe kështu ata u martuan bashke dhe u trashëguan…