magjia-e-zanave.jpg

Magjia e Zanave
Ne fshatin e bukur te zanave jetonin një mbret dhe një mbretëreshe. Ata kishin vetëm një djalë te vetëm, te forte, te pashëm dhe mjaft fisnik. Cdo here ditëlindjet e tij organizoheshin ne mënyre madhështore por princi ishte i mallkuar nga një magjistar shpirtkeq. Ai e kishte mallkuar princin duke i thëne qe ne ditëlindjen e tij te 20 nëse s’do ta gjente vajzën e ëndrrave te tij, e gjithë mbretëria, fshati, kafshët, lulet, bimët do ktheheshin ne akull. Ditëlindja e tij po afrohej por asnjë vajze s’ia kishte rrëmbyer zemrën.
Zanat e vogla bukuroshe po endeshin një dite duke kërkuar një dhurate per princin. Duke shëtitur ato ndeshen ne një vajze te bukur qe kishte humbur rrugën. Ajo quhej Sindi. Zanat e morën ne shtepine e tyre,e strehuan dhe e ushqyen me se miri. Çdokush qe do ta shihte Sindin do dashurohej me te.
Një dite te bukur kur po shëtisnin,ato u takuan me princ Hugon. Princ Hugoja u dashurua menje here me Sindin por ketë gjë e mbajti ne heshtje. Po ashtu dhe Sindi u dashurua pas tij. Ai e ftoi Sindin ne ditëlindjen e tij. Magjistari i keq Albazar vështroi çdo gjë dhe ne mendjen e tij te lige i shkrepi qe ta rrëmbente Sindin. Te nesërmen Sindi se bashku me një brireshin (kalin e zanave)u nis per te bere pazar. Albazar u shndërrua ne një plake dhe i dhuroi asaj një shami te bukur dhe te qëndisur me trëndafila ngjyre roze. Sindi u mahnit, ndjeu aromën e saj dhe ra ne gjumë te thelle. Njebrireshi s’kishte c’te bënte,e mori dhe ua çoi zanave. Ato me magjinë e tyre e zgjuan Sindin dhe e paralajmëruan qe te kishte kujdes. Albazar u çmend dhe i tha vetes qe do e rrëmbente ne mbrëmje kur te gjithë te ishin ne gjumë.
Ne mbrëmjen e bukur plot yje kur te gjithë i zuri gjumi,Albazar rrëmbeu Sindin dhe u largua. Te nesërmen ishte ditëlindja e princ Hugos dhe e gjithë mbretëria, gjithë, fshati, lulet, bimët, kafshët çdo gjë ishte shnderruar ne akull. Princ Hugo e kuptoi se cfare kishte ndodhur dhe shkoi tek zanat. Ato i treguan se magjistari Albazar kishte rrëmbyer Sindin. Per te shpetuar nga ai duhet t’i merrej shkopi i tij magjik.
Princ Hugo se bashku me zanat u nisen per tek kështjella e Albazarit. Sindi ndodhej ne kullën me te larte. E gjithë kështjella ishte plot akuj te ngurte te mprehur mire. Zanat ishin ato qe me magjinë e tyre shkrinë akullin,thyen hekurat e dritares se kullës,i dhuruan krahë njebrireshit dhe princ Hugo mori Sindin. Ata u larguan dhe shkuan ne mbretërinë e princit. Ishte momenti magjik,Princ Hugo zgjodhi Sindin si princeshen e tij te zemrës. Te nesërmen u organizua dhe ceremonia martesore por aty u shfaq dhe Albazar. Ai plagosi princin me shkopin e tij magjik. Sindi me fortesine e saj ia rrem beu shkopin,ia theu dhe Albazar u shndërrua ne pluhur. Zanat e shëruan princ Hugon. Princi dhe Sindi u martuan dhe jetuan te lumtur ne mbretërinë magjepsëse te zanave.

Përrallat e Andersenit